“Nuk ndihem mirë”, Pas abortit, Chrissy Teigen do t’i nënshtrohet një operacioni

  • G.g /
  • 04 February 2021 - 07:55
“Nuk ndihem mirë”, Pas abortit, Chrissy Teigen do t’i nënshtrohet një operacioni

Chrissy Teigen humbi pak kohë më parë fëmijën e tretë, që e priste të vinte në jetë edhe për pak muaj. Kjo ishte një ngjarje shumë e rëndë për të dhe bashkëshortin e saj, John Legend, e këtë moment vendosën ta ndanin me gjithë botën. Ata publikuan në rrjete sociale foto nga spitali, duke mbajtur foshnjën në krahë.

Siç duket kjo ngjarje ka pasur një ndikim shumë të madh tek Chrissy dhe ajo ka marrë një vendim drastik pas saj. Ajo ka postuar në Instagram një foto të saj dhe ka treguar se nuk do të mbetet më kurrë shtatzënë.

“Kjo jam unë dhe trupi im. Edhe pse unë nuk jam më shtatzënë, çdo gjë në pasqyrë më kujton se si mund të ishte. Dhe unë nuk kam asnjë ide pse e kam barkun të fryrë, sinqerisht është shumë e mërzitshme. Më pëlqen shumë të jem shtatzënë dhe ndihem e trishtuar që nuk do të jem kurrë më. Por jam me fat që kam 2 fëmijë të mrekullueshëm që po transformohen në njerëz të rritur çdo ditë e më shumë”, është shprehur modelja.

Ajo ka zbuluar se ka nisur të ndjekë edhe terapi pas humbjes së fëmijës, për të shëruar sa më shpejt plagët.

Mirëpo, situata vazhdon të mos bëhet e lehtë dhe Chrissy vazhdon të ketë shqetësime pas abortit.

Në një postim në “Twitter”, ajo tregon se do t’i nënshtrohet një operacioni, pasi po ndjen dhimbje të madhe në madh për shkak të çrregullimit të periodave nga aborti.

“Këtë javë kam pasur kohën për të sjellë në jetë djalin dhe nuk ndihem mirë. Tani ndjej një goditje të madhe në bark. Nesër do ti nënshtrohem një operacioni për shkak të çrregullimit të periodave pas abortit” shkroi Chrissy, e cila ndan thuajse gjithçka nga jeta e saj në rrjete sociale.

(Kosova Sot Online)