Motra e Adelina Tahirit zbulon çfarë “urren” më shumë tek këngëtarja

  • G.g /
  • 09 February 2021 - 12:45
Motra e Adelina Tahirit zbulon çfarë “urren” më shumë tek këngëtarja

Motra 14-vjeçare e Adelina Tahirit, Diana, ndiqet nga shumë njerëz në rrjete sociale e tashmë është bërë një emër i njohur edhe në mediat rozë.

Bukuroshja, e cila ngjan shumë me Adelinën, arrin të tërheqë vëmendje gjithmonë me postimet e saj, pavarësisht se nuk janë të shpeshta.

Së fundmi, Diana realizoi një bisedë virtuale në Instastory me mbi 48 mijë ndjekësit e saj.

Ajo tregoi se jeton shumë afër me shtëpinë e motrës, Adelinës dhe se arrin të flasë shumë mirë në tri gjuhë: anglisht, greqisht dhe maqedonisht.

Ndërkohë, një nga ndjekësit e ka pyetur se “çfarë urren më shumë tek Adelina” dhe 14-vjeçarja u përgjigj: “Rreptësinë”.

Ajo tregoi se hobi i saj janë kërcimi dhe këndimi, e pyetjes nëse është e lidhur, Tahiri iu përgjigj: “Kuptohet. Jam vetëm 14”, duke nënkuptuar se është ende e vogël për të nisur një marrëdhënie.

Ngjyra e veçantë e flokëve është një tjetër tipar që u ka tërhequr vëmendjen ndjekësve të saj, të cilët besojnë se i ka lyer dhe nuk i ka natyrale.

Por, përgjigja e Dianës tregon të kundërtën: “Jo! Gjithmonë jam gjykuar për flokët dhe askush s’ma beson se kurrë në jetë nuk i kam prekur! Vetë kam pigment të tillë, nga dielli më hapen!”.

(Koosva Sot Online)