Pra, përfundimisht mes Stresit dhe Keisit mori fund gjithçka?
Marrëdhënien e Stresit me Keisin mund ta përshkruajmë si një telenovelë të bukur, me ndarje, zënka, pajtime e ribashkime.
Prej kohësh ata kanë qëndruar kryefjala e mediave dhe romanca e tyre ka qenë më e komentuara, një romancë të cilën janë përpjekur shumë ta mbajnë gjallë edhe përtej largësisë.
Pavarësisht se shumicën e kohësh ishin larg, nuk mund të takoheshin dhe s’mund të sqaronin përballë keqkuptimet e pakënaqësitë e tyre ndaj njëri-tjetrit, ata e gjenin gjuhën e përbashkët për t’u pajtuar dhe për të mbështetur sërish njëri-tjetrin.
Por, ndonjëherë edhe dashuria lodhet dhe distanca triumfon, siç duket se ka ndodhur në rastin e Stresit dhe Keisit.
Kjo e fundit ka deklaruar prej kohësh që nuk ka ndërmend të kthehet ndonjëherë në Shqipëri, pasi preferon për veten dhe familjen e saj në të ardhmen Kanadanë, vendin ku është rritur.
Gjithashtu, duket se Stresi nuk e ‘sakrifikon’ karrierën e tij në Shqipëri për t’u zhvendosur tek partnerja, ndaj e ardhmja e tyre e përbashkët duket e pamundur.
Stresi vazhdon të punojë për këngë të reja në Shqipëri, ndërsa Keisi vazhdon normalisht jetesën e saj në Kanada. Madje, ditën e djeshme ajo festoi 25 vjetorin e lindjes, por s’na zuri syri gjëkund ndonjë urim publik për të nga Stresi.
Në një kontroll në profilet e tyre në Instagram vumë re se ata nuk ndiqen më, ndaj kjo mund të jetë një ndarje përfundimtare. Megjithatë, çifti do ta thotë vetë fjalën e fundit.
(Kosova Sot Online)