Në kërkim nga policia,por Fjolla Morina surprizohet nga partneri në hotelin luksoz
Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina vazhdon të jetë në kërkim nga policia.
Por duke se Fjolla është moskokëçarëse ndaj policisë, pasi po jeton çdo moment pa frikë. Mbrëmjen e sotme, ajo ka marrë një surprizë nga partneri Fisnik Syla, me rastin e Shën Valentinit.
Ai ka përzgjedhur një dhomë hoteli luksoz, të cilën e ka mbuluar me petale trëndafili të kuqe, ndërsa në shtrat ka formuar një zemër. Ka qenë Fjolla që ka publikuar pamjet romantike në Instagram, ku vihet re edhe një vaskë plot me petale.
Kujtojmë që këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Ndërsa së bashku me të ishte Syla dhe shoferi. Ajo u arratis ndërkohë që ishte në arrest shtëpie, në një banesë me qira në Kukës.
(Kosova Sot Online)