Madonna më e dashuruar se kurrë me balerinin 36 vite më të vogël: Udhëtova botën me “Shën Valentinin” tim këtë vit

  • G.g /
  • 17 February 2021 - 10:22
Madonna më e dashuruar se kurrë me balerinin 36 vite më të vogël: Udhëtova botën me “Shën Valentinin” tim këtë vit

Ikona e popit Madonna është në një lidhje me balerinin 26-vjeçar, Ahlamalik Williams që nga qershori i vitit të kaluar.

Dhe diferenca prej 36 vitesh duket se nuk është aspak problem për çiftit, që po shijojnë çdo moment krah njëri-tjetrit.

Këngëtarja i shprehu dashurinë partnerit të saj teksa ndau me ndjekësit një seri fotosh krah balerinit.

“Udhëtova botën me ty këtë vit… Çfarë udhëtimi i bukur”- shkroi 62-vjeçarja, krahas imazheve ku duket mjaft e lumtur me të riun.

Në një prej fotove, ajo mban kokën mbështetur në kraharorin e balerinit.

Madonna dhe Ahlamalik janë në një romancë që nga viti 2018, megjithëse babai i balerinit pretendoi se lidhja e tyre ka nisur shumë kohë më përpara.

(Kosova Sot Online)