![](/uploads/kosova-sot/images/2021/February/17/200x200_download1613586713.png)
Lexoni edhe:
Diva Adelina Ismaili për 13 vjetorin: Urime Pavarësia Kosovë
As Rita Ora nuk ka harruar të bëjë një postim në ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Rita, e cila vetëm pak ditë më parë na ka bërë sërish krenarë, duke u shfaqur në projektin e saj më të ri në veshje kombëtare shqiptare, të punuar nga kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti, ka vendosur të urojë Kosovën në vitin e 13 të pavarësisë me fotografi nga po ky projekt.
Diva Adelina Ismaili për 13 vjetorin: Urime Pavarësia KosovëLexoni edhe:
Këngëtarja sjell foto të reja në veshjen interesante që ka bërë me Sahitin enkas për videoklipin e këngës “Big”.
Rita në postimin e urimit shkruan mes të tjerash edhe në shqip: “Urime Dita e Pavarësisë Kosova! Urime 13 vjet pavarësi Kosova jonë. Po festoj me veshjen time tradicionale nga #Big!”
(Kosova Sot Online)