Soni Malaj hap arkivat, publikon një foto të realizuar 7 vite më parë me Tuna Sejdin dhe Miriam Canin! Ja si dukeshin artistet dikur

  • G.g /
  • 25 February 2021 - 11:03
Soni Malaj hap arkivat, publikon një foto të realizuar 7 vite më parë me Tuna Sejdin dhe Miriam Canin! Ja si dukeshin artistet dikur

Soni Malaj është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në rrjete sociale një foto të vjetër.

Këngëtarja ka hapur galerinë dhe ka gjetur një imazh të shkrepur më 24 shkurt të vitit 2014, pra plot shtatë vite më parë.

Mirëpo, përveç saj në të shihen edhe Tuna Sejdi dhe Miriam Cani. Artistet duken shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe të buzëqeshura.

Të treja shfaqen të kuruara deri në detaje. Miriami dhe Tuna vazhdojnë të jenë bionde edhe sot e kësaj dite, ashtu sikurse edhe Soni zeshkane.

Këtë foto e ka ripostuar në llogarinë e saj në Instagram edhe këngëtarja Tuna.

Miriam Cani aktualisht i është përkushtuar biznesit, por nuk ka hequr dorë nga muzika.

Soni Malaj kohët e fundit ka mbajtur disa koncerte, por ende nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor, ashtu si dhe Tuna.

(Kosova Sot Online)