Beyonce dhe Taylor Swift thyejnë rekord në çmimet “Grammy”!
Femrat që kanë shkruar historinë në “Grammy Awards” janë Beyoncé dhe Taylor Swift.
Diva e muzikës, Beyonce, ka shënuar një rekord të ri me fitoren e saj të 28-të.
Ajo ka kalur dhe këngëtaren Alison Krauss duke u bërë gruaja më e shpërblyer në historinë e Grammy-t.
“Jam shumë e nderuar, jam shumë e ngazëllyer”, u shpreh Beyonce teksa pranonte trofeun e saj për performancën më të mirë të R&B.
Artistja tjetër që shkroi historinë në cermoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy” ishte këngëtarja Taylor Swift. Ajo u bë kështu artistja e parë femër që fitoi albumin e vitit tre herë. Kjo gjë kishte ndodhur më parë vetëm me tre artistë, Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Wonder.
Gjithashtu këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka arritur të rrëmbejë një tjetër çmim “Grammy”.
Ajo u nderua me çmimin si albumi më i mirë i zhanrit pop, ndërkohë në vitin 2019 ajo u shpall artistja e re më e mirë e vitit 2019.
“Uau, shumë faleminderit. Kjo është një çmenduri. “Future Nostalgia” do të thotë bota për mua që e ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra por një gjë që e kam kuptuar është se sa e rëndësishme është lumturia”, u shpreh ndër të tjera Dua Lipa.
(Kosova Sot Online)