Kanye West fiton çmimin e rëndësishëm për albumin “Jesus is king”
Kanye West ka shtuar një tjetër Grammy në listën e çmimeve të tij. Përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve të së Dielës, u njoftua se reperi 43-vjeçar fitoi albumin më të mirë muzikor bashkëkohor të krishterë për “Jesus Is King”.
Ky është “Grammy” i tetë që çon në shtëpi reperi dhe i pari në këtë kategori të veçantë. Kjo fitore e Kanye-t vjen gjatë një kohe të vështirë në jetën e tij personale. Në fillim të këtij viti, Kim Kardashian njoftoi se ajo kishte bërë kërkesë për divorc nga babai i katër fëmijëve.
Në dokumentet e divorcit, ylli televiziv ka përmendur “diferencat e papajtueshme” si arsye të ndarjes nga partneri. Sakaq, duket se ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak miqësore, pasi mediat e huaja shkruajnë se reperi ka ndryshuar numrat e telefonit duke i lënë mundësi kontakti Kim-it përmes sigurimit të tij.
Por dyshja vazhdojnë të bashkëprindërojnë për fëmijët e tyre dhe se Kanye i viziton ata rregullisht ndërsa Kim nuk qëndron aty. “Edhe para se Kim të paraqiste kërkesë për divorc, Kanye ndryshoi numrat e tij dhe tha: Mund të kontaktoni me mua përmes sigurimit tim.”, u shpreh një burim për Page Six.
(Kosova Sot Online)