Të gjithë sytë tek barku! Fjolla Morina po bëhet nënë për herë të tretë?
Që nga janari Fjolla Morina është në kërkim nga policia shqiptare, pasi këngëtarja theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj. Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia dhe menjëherë u nis për në banesën e saj për një kontroll dhe aty u kuptua se nuk kishte brenda asnjë person.
Pas kësaj ngjarje Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Pavarësisht se situata është bërë mjaft delikate për të, Fjolla duket se nuk është aspak e shqetësuar dhe vazhdon të shijojë jetën e lirë.
Së fundmi këngëtarja ka treguar se ka udhëtuar drejt Dubait me partnerin e saj, Fisnik Syla. Ajo ka publikuar disa imazhe nga ky udhëtim dhe ka zbuluar se ka takuar një nga aktorët më të njohur të Hollywood-it, Steven Seagal. Ajo ka postuar në Instagram foto me aktorin dhe Fisnikun. Këngëtarja ka treguar se Seagal e ka pyetur se nga vjen dhe ajo i është përgjigjur me krenari nga Shqipëria.
Mirëpo, në fotot e Fjollës në Dubai, të gjithëve i kanë ngelur sytë tek barku i rrumbullakosur i Fjollës.
Ndjekësit kanë nisur të dyshojnë për faktin që Fjolla dhe Fisniku po e mbajnë të fshehtë, por shumë shpejt do të bëhen me një bebush.
Ndërkohë, çifti s’ka reaguar ende lidhur me këto lajme.
(Kosova Sot Online)