Bertan Asllani ka një lajm të mirë për fansat
Bertani po punon për muzikë të re.
Artisti i njohur shqiptar i cili ka bërë karrierë të mirëfilltë në Turqi si aktor, duket se është rikthyer në studio muzikore.
Bertani në llogarinë e Instagramit ka postuar disa Instastory dhe duket se ai është duke realizuar një projekt muzikor të ri.
Artiati i cili i ka munguar tash e sa kohë skenës muzikore shqiptare, duket se tani dëshiron që të kthehet përsëri.
Kujtojmë se rikthimin e tij në muzikën shqiptare e bëri vitin e kaluar me këngën “Fluturojm”.
(Kosova Sot Online)