Brad Pitt ushtronte dhunë në familje? Angelina Jolie habit me deklaratën e saj
Lufta ligjore midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie po bëhet më e shëmtuar nga dita në ditë. Së fundmi aktorja Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje, raporton e përjavshmja amerikane.
Jolie tani ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte një viktimë e dhunës në familje nga Pitt dhe tha se ajo do të sillte prova për të mbështetur pretendimin e saj.
Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar.
Ish çifti ka gjashtë fëmijë – Maddox 19 vjeç, Zahara 16 vjeç, Pax 17 vjeç, Silo 14 vjeç dhe binjakët Knox dheVivien. Nga dokumentet duket se gjykata po kërkon leje nga çifti që Shiloh, Knox dhe Vivienne të dëshmojnë.
“Angelina ka luftuar me dhëmbë dhe gozhdë për të marrë atë që dëshiron në këtë divorc, kur bëhet fjalë për fëmijët e saj ajo nuk do të tërhiqet. Ajo po i paguan ekipit të saj ligjor një pasuri, kështu që nëse beson se një nga avokatët e saj duhet të shkojë, ajo nuk do të hezitojë të tërheqë këmbëzën”, një burim i afërt me Jolie tha për prestigjozen “DailyMail”.
Ndërkohë akuzat e bëra nga Angelina Jolie po shihen nga disa të tjerë si një përpjekje për të ulur Brad Pitt.
(Kosova Sot Online)