Lexoni edhe:
Kryeministri Kurti ta mbaj premtimin e dhënë, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me VETING për drejtësi të pastër
Kris Jenner ka thyer heshtjen e saj historike mbi prishjen e martesës së vajzës së saj Kim Kardashian me Kanye West , duke thënë në një intervistë të re se "qëllimi" është që të gjitha palët - fëmijët e çiftit dhe ata vetë - të jenë të lumtur.
"Unë mendoj se do të jetë gjithmonë e vështirë në çdo kohë," tha Jenner në The Kyle & Jackie O Show të enjten.
"E mira e familjes sonë është se ne jemi aty për njëri-tjetrin dhe e duam njëri-tjetrin shumë, shumë , kështu që gjithçka që dua është që ata të jenë të lumtur. Dhe unë dua që fëmijët të jenë të lumtur. Ky është qëllimi. ”
West dhe Kardashian kanë katër fëmijë: vajzat North, 7, dhe Chicago, 3, dhe djemtë Saint, 5, dhe Psalm, 1.
Kujtojmë se West dhe Jenner kanë pasur një marrëdhënie të mirë.
(Kosova Sot Online)