Kim Kardashian ndërton një qytet të vogël për fëmijët brenda oborrit të rezidencës së saj luksoze! (Foto)

  • G.g /
  • 25 March 2021 - 15:02
Kim Kardashian ndërton një qytet të vogël për fëmijët brenda oborrit të rezidencës së saj luksoze! (Foto)

Nëse jeni ndër ata persona që mendojnë se dizajni i shtëpisë së Kim Kardashian nuk është aspak i përshtatshëm për fëmijët e saj të vegjël, atëherë duhet të shihni ‘mrekullinë’ që ajo ka ndërtuar.

Kim ka ndërtuar për katër fëmijët e saj një mini qytet në oborrin e pasmë të rezidencës se saj prej 60 milionë dollarësh në Calabasas, shkruan “Mirror”.

Qyteza quhet “Lil Hidden Hills”, një qytet miqësor për fëmijët, që përfshin një dyqan të “KKW Beauty”, një kështjellë “Lego”, një stacion zjarri, një restorant, kafene Starbucks” dhe gjithçka tjetër që fëmijëve mund t’u duhet (ose jo).

Fëmijët mund të presin edhe vizitorë për të shijuar një darkë në një restorant të stilit të viteve ’50 me emrin “West Diner”. Mes të tjerash, mini qyteti ka një dyqan ushqimesh, dyqan lulesh, ATM për të tërhequr para dhe vila dy-katëshe.

Nëse këto nuk janë të mjaftueshme, atëherë duhet të dini se ekziston edhe një kështjellë ëmbëlsirash rozë.

Për t’i dhënë mini-qytetit një ndjenjë realiste, ka edhe ndriçues rrugësh dhe një rrugë kryesore të improvizuar.

Një numër i madh punëtorësh ndërtimi dhe kamionësh u panë të martën në kompleksin e Kim dhe Kanye.

Kim nuk e ka zbuluar ende arsyen e këtij projekti, por mund të jetë një dhuratë e veçantë për fëmijët për festat e “Pashkëve”.

(Kosova Sot Online)