Lexoni edhe:
Këto janë detajet e rikthimit të Shkenda Dubovës
“Future Nostalgia” ka shënuar një vit që nga publikimi i tij. Ky album ishte mjaft i suksesshëm edhe pse Dua në atë periudhë ishte e dyzuar nëse do ta publikonte ose jo për vetë faktin se bota ishte në një izolim total si pasojë e Covid-19.
Ky album jo vetëm që pati një sukses të jashtëzakonshëm, por e bëri këngëtaren të cilësohej si “mbretëresha e karantinës”.
Këto janë detajet e rikthimit të Shkenda DubovësLexoni edhe:
“Kurrë nuk kam menduar se kjo do të ndodhte në një milion vjet, që unë të promovoja albumin tim nga divani.“, tha Dua kohë më parë.
Së fundmi, Lipa u bë mjaft nostalgjike duke u kthyer pas në kohë për t’i treguar gjithë botës mundësitë që ky album i kishtë dhënë.
“Gjithmonë them se jam shumë mirënjohëse për mënyrën se si ky album ka gjetur shtëpinë tek ju, por përtej kësaj ndihem sikur na ka sjellë më pranë njëri-tjetrit.
Më ka mësuar durimin, fuqinë, besimin, lumturinë dhe atë që duhet të bëj në mënyrë për të qenë versioni më i mirë i vetvetes. Më ka hapur një botë mundësish dhe e gjitha kjo falë jush!!.“, tha ajo.
Ajo gjithashtu ka ndarë disa foto në Instagram teksa është surprizuar nga miqtë me një tortë dhe dhurata në simbol të një vjetorit të albumit.
(Kosova Sot Online)