![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë, Afërdita Dreshaj tregon format trupore
![Pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë, Afërdita Dreshaj tregon format trupore](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/29/auto_aa21617012699.jpg)
Më 16 mars, Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë.
Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl, mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.
Afërdita zbuloi se ka qenë ajo që e ka propozuar si emër dhe më pas e kanë përzgjedhur të dy, duke shtuar se ka kuptimin e “Qiellit”.
Gjatë gjithë shtatzënisë, Dreshaj nuk e ka ndaluar stërvitjen, sigurisht me rekomandimin e mjekëve. Dhe tashmë që ka lindur, të gjithë janë kuriozë të dinë se si duket ajo.
Afërdita ka publikuar në Instastory një imazh, në të cilin shihet e veshur me të zeza teksa pozon para pasqyrë.
Ajo që bie menjëherë në sy është trupi i saj, pasi artistja duket shumë në formë.
Dreshaj ka treguar se përveç ushtrimeve, ka bërë shumë kujdes edhe me ushqimin e kjo patjetër e ka ndihmuar që të vijë në formë edhe më shpejt.
Ndër të tjera, ajo ka treguar se nuk i janë krijuar as strija në trup për shkak të kujdesit maksimal që i ka kushtuar.
(Kosova Sot Online)