Për një arsye të vetme, Robert Berisha detyrohet të durojë ish-kunatën, Tunën!
Tuna nuk i ka aspak mirë marrëdhëniet me familjen e Patrisit, madje as me vetë këtë të fundit!
Nuk e dimë ç’ka ndodhur mes çiftit, por e sigurt që ata janë ndarë. Veprimi i fundit që agravoi situatën ishte ndërrimi i mbiemrit të Tianit në llogarinë e tij në Instagram.
Tuna i hoqi të birit mbiemrin e të atit, duke i vendosur mbiemrin e saj, Tian Sejdi.
Kështu, Patrisi dhe Roberti reaguan në rrjete sociale duke treguar se i vogli do të jetë gjithmonë Tian Berisha.
Që ata s’e durojnë dot Tunën, kjo gjithashtu dihet. Por, e dini cila është arsyeja e vetme pse Roberti detyrohet me raste ta durojë Tunën? Kur vajza e tij Renee vendos këngët e saj në makinë.
Kështu ka treguar Roberti sot teksa ishte i ftuari radhës në njërën prej rubrikave të emisionit “E diell”. l l
“Unë dal shpesh me vajzën time dhe bëjmë xhiro me makinë. Ajo vendos këngët që do vetë dhe ato këngë janë të albumit të Tunës. Më pëlqen t’i dëgjoj. Mua përherë më ka kënaqur muzika e mirë dhe ai album ka këngë të bukura.”- ka rrëfyer Roberti.
Epo, këto kompromise bëhen vetëm për hir të të voglës Renee!
(Kosova Sot Online)