
Lexoni edhe:
Ronela Hajati premton një tjetër hit
Aktori kryesor në serialin ‘Ramo’, Murat Yëidirim, është infektuar me Covid-19. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se nuk ka mundur që t’i shpëtojë dot koronavirusit.
Ai ka bërë apel për të patur më shumë kujdes dhe ka treguar se fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Ronela Hajati premton një tjetër hitLexoni edhe:
“Pas një viti duke e shmangur atë, covid më kapi dhe mua. Jam në ditën e 5-të dhe ndihem më mirë tashmë. Unë lutem që kjo sëmundje të largohet nga bota. Kujdesuni për veten tuaj”, ka shkruar aktori.
Ndërkohë dhe emra të njohur të kinematografisë turke nuk i kanë shpëtuar infektimit me Covid-19.
(Kosova Sot Online)