
Lexoni edhe:
Miranda Hashani festojë ditëlindjen më në formë se kurrë
Instrumentisti i njohur kosovar Shaqir Hoti, i cili që nga mosha e fëmijërisë, luajti me instrumentet aerofone si fyej, kavalle, bishtnica, pipëza e të tjera, ka ndërruar jetë të shtunën, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Miranda Hashani festojë ditëlindjen më në formë se kurrëLexoni edhe:
Për ta ndëruar figurën e tij, shumë artistë kanë shprehur ngushëllimet e tyre, përmes rrjeteve sociale...
Këngëtarja dhe sopranoja e njohur Besiana Mehmedi ka shkruar: Artist më origjinal e të vyer s'do ketë më! Njeriu me Akademi muzike në kohën kur të rrallë ishin profesionistët, mjeshtri i ekzekutimit dhe prodhimit të instrumenteve, prodhuesi i okarinës shqiptare, ai që shtëpinë e tij e shëndërroi në punëtori dhe institucion të rrallë të ruajtjes së instrumenteve folklorike paska ikur në përjetësi...
Postimi i plotë:
Plak më të urtë ska pas Kosova!
Artist më origjinal e të vyer sdo ketë më!
Njeriu me Akademi muzike në kohën kur të rrallë ishin profesionistët, mjeshtri i ekzekutimit dhe prodhimit të instrumenteve, prodhuesi i okarinës shqiptare, ai që shtëpinë e tij e shëndërroi në punëtori dhe institucion të rrallë të ruajtjes së instrumenteve folklorike paska ikur në përjetësi....
Patëm nderin që të njohëm nga afër dhe së bashku ngritëm vlerat e Deçanit dhe Kërçovës përmes shumë projekteve me rëndësi për kulturën e kombin! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës maestro Shaqir Hoti- shembëlltyrë e modestisë që tregonte madhështinë tënde!
(Kosova Sot Online)