![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
“Do merrni mësim nga pedagogu”, mos po vjen një tjetër diss nga Noizy?
![“Do merrni mësim nga pedagogu”, mos po vjen një tjetër diss nga Noizy?](/uploads/kosova-sot/images/2021/April/14/auto_nosa1618431652.jpg)
Pas “Vaksinës” që bëri namin në rrjet dhe i dogji aq shumë reperëve të tjerë, Noizy u kthye në kryefjalën e mediave pas sherreve të njëpasnjëshëm.
Konflikti i tij i fundit ishte me Escobars, ish-mikun e tij me të cilin u përplas ashpër në rrjete sociale.
Reperi tregon se s’ka ndërmend t’i japë më shumë vëmendjen Escobars-it, ndaj do ta lërë me kaq.
“S’do t’i jap më vëmendje. Herës tjetër mos shkruani gjëra koti për vëmendje.”- ka shkruar Noizy, duke e lënë këtu këtë histori.
Megjithëse Escobars vazhdoi të “luftojë” me veten pasi Noizy deklaroi se s’do t’i jepte më vëmendje, postimi i fundit i reperit na ka futur sërish në dyshime.
Mbase Noizy po sjell një tjetër diss të fortë, përderisa fjalët në videon e tij të fundit ishin “Do merrni mësim nga pedagogu”.
Ende s’dihet si do të titullohet ky projekt muzikor i cili lançohet të premten, ndërsa fansat janë të gjithë sy e veshë. Ata besojnë se reperi do të thumbojë sërish ata që iu hodhën në ‘sulm’ pas “Vaksinës” së titulluar “Një herë e mirë”.
Megjithatë, mbetet të presim deri ditën e premte!
(Kosova Sot Online)