Lexoni edhe:
Arrestohet Vali Corleone, fillimisht iu bastis shtëpia
Pak ditë më parë Kanye West ju përgjigj kërkesës së Kim Kardashian për divorc, duke dhënë sinjalin se çdo gjë mes tyre ka marrë vërtetë fund. Sipas një përgjigje ligjore të paraqitur nga avokati i reperit,WËest, 43, kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre: vajzat North, 7, dhe Chicago, 3, dhe djemtë Saint, 5, dhe Psalmi, i cili do të mbushë 2 vjeçe më muajin maj.
Ndërkohë mamaja e Kim Kardashian, Kris Jenner, ka treguar se ç’këshille i ka dhënë të bijës pas divorcit.
Arrestohet Vali Corleone, fillimisht iu bastis shtëpia Lexoni edhe:
“Mendoj se gjëja më e rëndësishme që kam mësuar gjatë eksperiencës sime, në të dyja eksperiencat e mia, është se fëmijët vijnë të parët. Nëse e mban mend këtë gjë dhe e di se ata do të ndihmojnë ta kalosh, dashuria do të ndihmojë ta kalosh, atëherë nuk ka rëndësi se sa shumë të dhemb. Unë i vendosja të gjithë në gjumë dhe pastaj mërzitesha apo shkoja në dhomë dhe qaja vetëm në gjumë. Nuk doja që fëmijët të më shikonin me keqardhje”, është shprehur Kris në një intervistë për WSJ Magazine.
Ajo ka shtuar se gjatë një divorci gjërat mund të bëhen shumë të shëmtuara, por është e rëndësishme që t’ju japësh prioritet fëmijëve në vend që të fokusohesh tek gjërat e parëndësishme. Kris ka 4 fëmijë nga martesa me bashkëshortin e ndjerë Robert Kardashian (vajzat Kourtney, Kim, Khloe dhe djalin Rob) si dhe 2 fëmijë me ish-bashkëshortin Caitlyn Jenner (vajzat Kendall dhe Kylie).
(Kosova Sot Online)