Xhensila Myrtezaj zbulon pak nga klipi i ri dhe duket një super yll

  • G.g /
  • 23 April 2021 - 09:53
Xhensila Myrtezaj zbulon pak nga klipi i ri dhe duket një super yll

Xhensila po bëhet gati për projektin më të ri, pas suksesit të super hitit “Panorama”, dueti që e bëri bashkë për të dytën herë me Ardian Bujupin. Këngëtarja ka bërë me dije përmes disa imazheve që ka publikuar në rrjete sociale, se po punon për xhirimin e klipit më të ri.

“Ne po përgatitemi”, ka shkruar Xhensila krahas fotove. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për duetin me Klajdi Harunin, për të cilin është përfolur kohët e fundit. Për më tepër, është spekuluar se Xhensila do të bashkëpunojë dhe me Getoar Selimin dhe Majk-un.

Sa i përket jetës personale, është përfolur për një shtatzani të dytë. Megjithatë, tani për tani Ajka nuk do të bëhet një motër e madhe. E ftuar me Besin pak javë më parë në “Soiree”, ajo tha: “Çuditërisht nuk e di pse i ka lindur kjo dëshirë. Madje këto kohët e fundit na thërret “vëllai-vëllai” dhe nuk e kuptojmë. Më thotë “mami të lutem, unë jam sister, ti je vëllai”.

(Kosova Sot Online)