![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Granit Xhaka bëhet baba për herë të dytë, zbulohet emri i veçantë i bebushes
![Granit Xhaka bëhet baba për herë të dytë, zbulohet emri i veçantë i bebushes](/uploads/kosova-sot/images/2021/April/24/auto_167591300_748691502486907_3730176073092747970_n1619262003.jpg)
Granit Xhaka dhe bashkëshortja etij, Leonita, janë bërë prindër për herë të dytë. Ata janë bekuar sërish me një vajzë, e cila ka ardhur në jetë ditën e sotme. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë futbollisti, pasi ka ndarë në rrjete sociale një foto shumë emocionuese, duke mbajtur të voglën në krahë.
Graniti është shprehur më shumë se i lumtur për ardhjen në jetë të vajzës dhe ka zbuluar emrin e veçantë që kanë zgjedhur për të.
“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021”, ka shkruar Graniti përkrah fotos.
Origjina e emrit Lanyea nuk është e njohur, por përdoret në mbarë botën. Thuhet se ky emër frymëzon gjallëri, këmbëngulje dhe bujari.
(Kosova Sot Online)