Hyri në histori me çmimin e fituar, aktori i famshëm shmang ceremoninë e “Oscars” për këtë arsye
Anthony Hopkins fitoi çmimin “Aktori më i mirë” në “Academy Awards” për rolin e tij në filimin “The Father”. Aktori 83-vjeçar hyri në histori me fitoren e tij të dytë në “Oscar”, si personazhi më moshuar që merr çmimin për “Aktori më i mirë”.
Ky ishte nominimi i gjashtë i Hopkins për “Oscar”. Ai arriti të fitonte përballë aktorëve të njohur si Riz Ahmed (Sound of Metal), Chadëick Boseman (Ma Rainey’Black Bottom), Gary Oldman (Mank) dhe Steven Yeun (Minari).
Prezantuesi Joaquin Phoneix, që fitoi në kategorinë “Aktori më i mirë” vitin e shkuar për rolin e tij në filmin “Joker”, pranoi çmimin në mungesë të Hopkins. Aktori nuk ishte i pranishëm në ceremoni, sepse aktualisht ai ndodhet në Uells, vendin e tij të lindjes dhe në rrjete sociale ka ndarë disa imazhe nga udhëtimi i tij.
Në filmin “The Father”, që i dha çmimin e madh, Hopkins luan rolin e një burri 80-vjeçar, me dementia (çrregullim mendor), i cili refuzon kujdestarët që vajza e tij, Anne, i prezantoi. Ndërsa kontrolli i tij mbi realitetin fillon të humbasë, konfuzioni Anthony-t në lidhje me kujtimet e tij ndikon në identitetin dhe marrëdhëniet që ai ka me njerëzit e tjerë.
Në një intervistë për “The New Yorker”, aktori ka treguar se nuk e ka pasur aspak të vështirë të përfshihet në rolin e Anthony.
(Kosova Sot Online)