Edhe pak ditë na ndajnë nga Eurovision, merret vendimi i rëndësishëm për festivalin, këtë vit do lejohet…
Teksa bota vazhdon luftën mae koronavirusin, qeveria holandeze ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm për festivalin e Eurovision.
Festivali më i madh i muzikës në Evropë këtë vit do të mbahet me një audiencë të kufizuar nën masa të rrepta sigurie që do të sigurojnë shëndetin e qytetarëve, ekipit të Eurovision, gazetarëve si edhe pjesëmarrësve.
Një maksimum prej 3.500 personash do të lejohet të hyjnë në arenë, afërsisht 20% e kapacitetit të Roterdam Ahoy.
Biletat janë në dispozicion vetëm për ata persona që biletat për shfaqjen e vitit 2020, por që u anulua për shkak të përhapjes së COVID-19.
Audience do t’i përmbahet protokolleve të rrepta për të ruajtur shëndetin e tyre, masa të cilat janë vendosur nga qeveria hollandeze.
Kujtojmë që këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.
(Kosova Sot Online)