![Rita Ora: 'Urime Ditën e Pavarësisë Kosova ime'](/uploads/kosova-sot/images/2024/December/03/200x200_Rita_Ora1733236613.jpg)
Një këngë ritmike për të na ngrohur zemrën, Fifi dhe Bruno tregojnë si lindi bashkëpunimi i parë mes tyre
![Një këngë ritmike për të na ngrohur zemrën, Fifi dhe Bruno tregojnë si lindi bashkëpunimi i parë mes tyre](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/03/auto_d11620029534.jpg)
Fifi kishte paralajmëruar prej kohësh se këtë vit do të vinte në “Kënga Magjike” në një bashkëpunim me Brunon e “Three Dots”. Ditën e sotme dy artistët prezantuan këngën e tyre, që ishte mjaft ritmike dhe që mund të jetë një nga pretendentet për çmimin e madh. Kënga mban titullin “Fiksim” dhe është mjaft ritmike, ideale për ditët e verës.
Para prezantimit të këngës, këngëtarët thanë se dëshira për një bashkëpunim mes tyre kishte qenë e përbashkët.
“Ishte një fiksim prej kohësh. Jemi miq prej shumë vitesh me Brunon dhe na erdhi momenti që ta kemi dhe një gjë bashkë”, tha Fifi.
Më pas Ardit Gjebrea i pyeti dy këngëtarët:
“Ju të dy tashmë shkruani këngë edhe për artistë të tjerë, jo vetëm për veten tuaj. Tek kjo këngë që do këndoni sot kush e ka pjesën e luanit?”.
“Pjesën e luanit? Flori…”, tha Fifi duke qeshur.
Këngëtarja është diskutuar shpesh për raportin e saj me Flori Mumajesin. Para disa ditësh Fifi realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit në InstaStory ku u pyet dhe për raportin me Florin.
“Çfarë është për ty Flori Mumajesi?”, pyeti ndjekësi.
“Pika e dobët!”, iu përgjigj ajo duke bërë sërish lëmsh rrjetin mbi marrëdhënien që ata kanë.
Ndërkohë e ftuar para disa kohësh në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Fifi foli më në fund dhe tregoi se Florin e ka thjesht një mik të mirë. “Florin e kam shok, sepse është djalë flori”, u shpreh asokohe këngëtarja.
https://www.youtube.com/watch?v=iyNaMna6wOU&feature=emb_title
(Kosova Sot Online)