Ganimete Jashanica: 'Dhashtë Zoti të na punojë shneta e të kënaqemi me nipin dhe mbesat'

  • A.P /
  • 06 May 2021 - 18:21
Ganimete Jashanica: 'Dhashtë Zoti të na punojë shneta e të kënaqemi me nipin dhe mbesat'

Muaji Maj, për këngëtaren e njohur të muzikës popullore Ganimete Jashanica, ka shumë rëndësi, pasi 35 vjet më parë, ajo me njeriun e zemrës Ismetin, kurorëzuan dashurinë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu muaji Maj, për Ganimete Jashanicen dhe bashkëshortin  dhe saj Ismetin, është muaj feste, pasi shënojnë përvjetorin e martesës.

Image


Natyrisht se ndër vite kanë kaluar shumë sfida, por ia kanë dalur që të triumfojnë, dhe ja ku janë sot që të dy së bashku duke i kujtuar momentet e bukura ndër vite.

Përmes disa fotografive në llogarinë e saj sociale, këngëtarja e ka kujtuar këtë përvjetor, derisa ka shkruar:

"35 vite rrugëtim se bashku, sfida, arritje Artani, Arta, Klea/Danina/Bora/Leka /Lura  dhe nusja Kaltrina, që na e përmbushin jetën me plotë gëzime, dhashtë Zoti të na punojë shneta e të kënaqemi me nipin dhe mbesat".

Image

(Kosova Sot Online)