“80 mijë euro borxh”, Reperi i njohur bën deklaratën e fortë ndaj Feros
Para pak ditësh, Fero ka bërë të ditur për të gjithë ndjekësit e tij në Instagram se deri në fund të vitit ka planifikuar të sjellë plot 15 projekte. Megjithatë, ai ka hedhur një thumb për të gjithë “konkurrentët” e tij në muzikë, të cilët i ka akuzuar më herët që blejnë klikime.
Ndaj, ai ka vendosur që njërit prej videoklipeve të tij t’ia blejë klikimet, thjesht për të treguar që kjo është diçka që bëhet fare lehtë dhe e bën shumica, për të gjithë ata që s’e besojnë.
“Deri në fund të vitit kam me i publiku edhe 15 videoklipe. Kam vendos me 1 videoklip m’i ble klikimet, veç sa për me ju tregu juve që është ky sen i vërtetë. Unë për vete s’i kisha ble, por disa prej jush që s’besoni kam me jua vërtetu. Edhe klikimet që i blejmë ne estrada janë klikime reale. Nuk të blloket Youtube-i në asnjë mënyrë. Mbi të gjitha vërtetojeni vetë. Shihemi, dëgjohemi, ky vit ka për të qenë i nxehtë.”- shkruan Fero.
Pas deklaratës së reperit, ka reaguar Capital Bra, me të cilin Fero ka një bashkëpunim. Mesa duket ky i fundit është prekur nga deklarata e reperit, të cilën e ka interpretuar si tentativë për vëmendje.
Sipas reperit gjerman, Fero i ka 80 mijë euro borxh menaxherit të tij, duke iu referuar kështu bashkëpunimit të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, Fero nuk është kursyer ndaj reperit gjerman dhe ka publikuar video teksa e ofendonte rëndë, imazhe të cilat ia fshiu Instagram-i për thyerje të etikës dhe fjalorit të përdorur.
https://www.youtube.com/watch?v=wzSl87GgLEY&feature=emb_title
(Kosova Sot Online)