Lexoni edhe:
Diva Adelina uron: Të dua dhe krenohem me ty, urime ditëlindjen Zani im
Hoxha nga Peja, Drilon Gashi, ka qenë i ftuar në emisionin e këngëtares Adelina Ismaili. Por, para se të shkonte aty, ai kka pasur një kërkesë për veshjen e saj në emision.
Gashi ka shkruar në Facebook se i ka kërkuar Adelinës që veshja e saj gjatë intervistës të jetë brenda protokollit të veshjes, pasi sipas tij, mund të lindin keqkuptime te një masë e popullit.
Diva Adelina uron: Të dua dhe krenohem me ty, urime ditëlindjen Zani imLexoni edhe:
“Një ditë përpara, pasi që u morëm vesht për emisionin, ju kam drejtuar Adelinës me këtë mesazh: “Zonja Adelinë, unë kam vetëm një kërkesë të vockël për juve! Personalisht nuk e kam problem veshjen tuaj dhe nuk jam paragjykues, por duke marrë parasysh keqkuptimet që mund të lindin te një masë e popullit tonë, kisha pas dëshirë, nëse ka mundësi, të jemi brenda protokollit të veshjes dhe të kemi pak më shumë kujdes. Ju falenderoj edhe një herë për ftesën. Driloni”.”, ka shkruar ai.
Por, duket se për shkak të disa problemeve me telefonin, Adelina nuk ka arritur ta lexojë këtë mesazh nga Gashi.
“Ajo nuk e kishte parë mesazhin, sepse kishte pasur vërtetë probleme me telefonin, dhe më ka kërkuar falje edhe përgjatë emisionit, mirëpo qenkan prerë disa pjesë të rëndësishme nga intervista, që shpresoj se do ta postojnë të plotë në YouTube”, ka shkruar Gashi.
Ndërkaq, në intervistën me hoxhën nga Peja, këngëtarja Adelina Ismaili, e cila është moderatore e emisionit “8a8”, ishte veshur me kostum të cilin feja islame e konsideron të papërshtatshëm.
(Kosova Sot Online)