![](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/15/200x200_hollla1621091634.jpg)
Lexoni edhe:
Merr fund shoqëria disavjeçare mes Adrola Dushit dhe Xhesika Berberit, detaji që ngriti dyshimet
Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, i bënë të gjithë të dyshojnë se mes tyre ka nisur diçka e re për shkak të pushimeve që kaluan bashkë në Montana.
Dyshja qëndruan bashkë nga viti 2002 deri në 2004, por romanca e tyre u prish 17 vjet më parë, raporton “Daily Mail”.
Mirëpo, së fundmi, një burim është shprehur se 51-vjeccarja po e mendon seriozisht rikthimin me Ben.
“Jennifer me të vërtetë e shijoi udhëtimin e saj në Montana dhe me të vërtetë po e dashuron miqësinë me Benin.
Ajo nuk po përpiqet të nxitojë për të krijuar diçka romantike. Ata po e marrin ngadalë, por gjërat po lëvizin në një drejtim romantik. Aktualisht ajo është përqendruar tek fëmijët e saj dhe po punon në Miami”,- tha burimi.
Jennifer është nënë e dy binjakëve 13-vjeccarë, Max dhe Emme. Nga ana tjetër, Ben dhe ish-bashkëshortja e tij, Jennifer Garner, janë prindër të tre fëmijëve.
Raportohet se Jennifer u nda nga Ben, por e ruan ende unazën e tij.
(Kosova Sot Online)