"Puntata u xhirua ditë më parë" Lediana tregon se a doli vërtetë çift me Mevlanin nga 'Për'puthën'

  • G.g /
  • 20 May 2021 - 14:55

Mbrëmjen e djeshme, Ledjana dhe Mevlanin u larguan përfundimisht nga emisioni i dashurisë, “Për’puthen”.

Ndonëse ata shkëmbyen edhe një puthje teksa u larguan, duhet theksuar fakti se kjo puntatë ishte xhiruar më herët dhe se ka pasur zhvillime në raportin e tyre. Fansat kanë vënë e një ftohje mes tyre, shtuar këtu edhe faktin se ata nuk ndiqen më në rrjete sociale.

Me një deklaratë të gjatë të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ish-konkurrentja sqaron se ata kanë pasur zënka të shumta së fundmi.

Ajo thekson se edhe nëse gjërat mes tyre nuk do të funksionojnë, raporti mes tyre nuk ka qenë asnjëherë aktrim dhe në fund të ditës, ishin vetëm ata të dy që mbetën të lënduar.

Më poshtë mund të lexoni të plotë deklaratën e saj 

“Se fundmi do shkruaj per Mevlin. Sic dhe ju e keni pare une dhe Mevlani nuk ndiqemi me ne rrjete sociale pasi jemi zene ,por mendoj qe kete ta diskutoj ne nje moment te dyte pasi e di qe dhe ju e meritoni nje shpjegim.Puntata qe ju pate sot ka dite qe eshte xhiruar dhe ne vazhdim kam marre shume sms nga ju, mesazhe qe me komplimentonin, njerez qe me me quanin aktore apo edhe nga ata te tjere qe me mbeshtesnin pasi kishin kuptuar stepjen time dhe faktin pse gjate gjithe ketij rrugetimi kam patur nje sjellje te tille .Di te them vetem dicka ,aktor ose te vertete ne fund te dites me teper sesa ju qe na mbeshtesni jemi ne te fi dy , une dhe Mevlani ata te cilet lendohemi dhe i perjetojme gjerat me keq, e di qe shumica nga ju deshironi qe ne te jemi bashke ama realiteti eshte se ne jemi thjesht kalimtare ne jeten tuaj ,2 kalimtare te cilet si bashke si te ndare nje te neserme do harrohen nga mendja juaj pasi jeta e secilit prej jush vazhdon.Do keni kaq shume halle a probleme saqe sdo keni kohe as per te menduar me per mua dhe Mevlanin.Po ne fund te dites kush lendohet ? Une dhe ai. Pra , arsyeja perse e shpjegova kete eshte se si bashke apo te ndare asnjeri nga ne te 2 nuk ka aktruar, i kemi perjetuar ato emocione njesoj si ju dhe ndarjen e perjetojme me keq se ju. Ne skemi qene pjese e nje filmi ku te kishim ndonje rol qe duhej te putheshim ne buze apo duhej ti benim surpriza njeri-tjetrit. Kemi qene pjese e nje reality shoë ku kemi vepruar sic e kemi ndjere dhe kaq. Gjithcka ka qene dhe mbetet e vertete, por pjesa sesi ju i perjetoni gjerat, iluzionet qe krijoni eshte ne varesi te secilit prej jush”.

(Kosova Sot Online)