Soni publikon një foto me Flori Mumajesin dhe fansat aq deshën!
Soni Malaj konkurron këtë vit në “Kënga Magjike” me një baladë të ndjerë me titullin “Versioni im”. Kjo këngë, që është pëlqyer shumë nga publiku, është prodhuar nga labeli “ThreeDots”, muzika nga Bruno dhe teksti nga Flori Mumajesi.
Bashimi i forcave me këtë të fundit i habiti të gjithë, duke qenë se 10 vite më parë Soni dhe Flori ndanë rrugët e tyre pasi i dhanë fund lidhjes së dashurisë. Megjithatë raportet mes tyre janë rregulluar dhe njerëzit duket se po shpresojnë sërish për një rikthim. Ditën e sotme, pak orë para finales së “Kënga Magjike”, Soni ka ndarë në rrjete sociale disa foto me kolegët e saj, përfshirë edhe me Flori Mumajesin.
Ndjekësve të këngëtares nuk ju kanë rënë në sy fotot e tjera, por vetëm ajo me Florin.
https://www.youtube.com/watch?v=xfWtnEHftSQ
“Soni-Flori sa shkoni bashkë. Rikthimi edhe në dashuri do ish mrekulli! Zoti ju bekoftë”, komenton dikush.
Disa nga komentet e tjera janë të tilla:
“O zot sa shkon me Florin!”
“Suksese Soni… sa bukur dukeni të dy me Florin”
“Shkoni shumë të dy me Florin”
“O zot sa shkoni me Florin, kënaqësi t’ju shoh prapë bashkë”.
Komentet si këto janë të shumta dhe madje ka nga ata që kërkojnë dhe një rikthimi të hitit të famshëm të dyshes “Fluturimi 3470”. Megjithatë për rikthim nuk mund të flasim mes dy artistëve, sepse deri më tani ata thonë se janë vetëm dy miq shumë të mirë. Gjatë një interviste për emisionin “Abc e Pasdites”, dhënë disa ditë më parë, Soni tha se i ka ruajtur gjithmonë kontaktet me Florin dhe se ata kanë respekt për njëri-tjetrin.
“Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike. Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin. Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq. Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal. Ka lënë dhimbjen e tij mënjëanë për t’mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur”, tha Soni.
(Kosova Sot Online)