![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
“E kam njohur nënën biologjike vitet e fundit”, Ana Lleshi rrëfen të kaluarën e vështirë
![“E kam njohur nënën biologjike vitet e fundit”, Ana Lleshi rrëfen të kaluarën e vështirë](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/31/auto_eb77dbef-9bc4-4543-bbe6-9c72cef724f01622449551.jpg)
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Why Not” , ku dhe ka rrëfyer se para dy vitesh ka njohur nënën biologjike. Ajo është shprehur se është ndarë nga e ëma në moshën 3-vjeçare.
“Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj. Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të. Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem që ta rikuperojë kohën e humbur për motive dhe arsye të tjerëve.”
Po ashtu, Ana ka zbuluar se do të hapë një shoqatë për vajzat pasi dalin nga shtëpia e fëmijës
“Do hap një shoqatë nga gocat pasi dalin nga shtëpia e fëmijëve, që është mosha më delikate e tyre, që për fat të keq ndodhen në mëshirë të fatit. Nuk ka si t’I lind një ide një vajze në moshën 25-vjeçare nga hiçi. Është një familje që është përkujdesur për mua që fjalën dashuri e mësova nga ata. Kujdesi atyre ka qenë maksimalisht.”
https://www.youtube.com/watch?v=_GkHXDWzO_s&feature=emb_title
(Kosova Sot Online)