Oriola Marashi dhe Morena Taraku mbulojnë pjesët intime me gurë të çmuar
Modelja Oriola Marashi dhe këngëtarja Morena Taraku duket se e kanë çuar provokimin në publik në tjetër nivel, pasi janë shfaqur në ambiente publike të mbuluara vetëm me veshje të dizenjuara me gurë të çmuar.
Oriola merr poza të tilla në një mjedis të egër më shkëmbinj, ndërsa Morena e shtrirë në plazh me rrobabanjet më luksoze që keni parë ndonjëherë.
Të dyja shquhen për fotot provokuese, ndërkohë që në lidhje me jetën private japin mesazhe të paqarta në publik. Kështu, Oriola ka qenë ajo që ka hedhur një kunj ndaj futbollistit Eros Grezda, me të cilin u zyrtarizua në fejesë pak muaj më parë dhe kohët e fundit flitet për ndarje mes tyre.
Në një status në “Instagram”, Marashi ka postuar një shprehje në gjuhën angleze që tingëllon si një mesazh për Grezdën.
“Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ish në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budalla/qe”, shkruhet në thënien që ka ndarë modelja.
Ndoshta Erosi është kthyer pranë Oriolës dhe kjo e fundit e ka marrë si një ‘test’, shkruajnë komentuesit. Oriola Marashi dhe Eros Grezda i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë disa muaj pasi u zyrtarizuan në fejesë.
Madje çifti kishin nisur dhe bashkëjetesë, ndërkohë që bashkë me lajmin e ndarjes, u anulua edhe dasma që kishin bërë plan. Ndërsa Morena Taraku nuk e ka aspak problem të publikojë imazhe provokuese në rrjete sociale.
Në fotot e publikuara në llogarinë e saj në “Instagram”, modelja seksi pothuajse i ka zbuluar pjesët intime, duke sjellë trendin më të pazakontë të bikinit për këtë vit.
E veshur me bikinit transparente dhe një palë syze dielli, teksa pozonte e shtrirë në bar, e shoqëroi foton me statusin “Nën hije” dhe kaq u dësh të vërshonin komentet. Së fundmi, Morena mori pjesë në videoklipin e Ledri Vulës si protagoniste e tij.
Pas publikimit të projektit muzikor, të gjithë nisën të pyesnin se çfarë marrëdhëniesh ka partnerja e këngëtarit, Sara Hoxha, me Morenën.
Sara tregoi gjatë një bisede virtuale me ndjekësit se ka një raport shumë të mirë me të, duke treguar se e di që bëhet fjalë për punë dhe mes saj dhe Ledrit nuk ka asgjë më shumë se miqësi.
Por ndjekësit hodhën dyshime nga mënyra e afrimitetit që panë në klip, ndërkohë që po pushonin të dy në Dubai.
(Kosova Sot Online)