Lexoni edhe:
Shefi i EULEX-it publikon pamje nga gjetja e serbit në Mitrovicë: Krenar që e shpëtuam
Ndërsa po shijon ende suksesin e jashtëzakonshëm të albumit “Future Nostalgia”, Dua Lipa ka zbuluar plane të tjera të mëdha.
Këngëtarja shqiptare po përgatit albumin tjetër të radhës. Lajmin e ka bërë me dije bashkëpunëtori i saj, Joe Kentish gjatë një interviste për “Variety”.
Shefi i EULEX-it publikon pamje nga gjetja e serbit në Mitrovicë: Krenar që e shpëtuam Lexoni edhe:
Kentish thotë se Lipa tashmë po mendon për albumin e tretë dhe po planifikon të nxjerrë diçka krejtësisht të ndryshme.
“Ajo po fliste për albumin Nr.3 kur sapo kishim bërë të dytin. Mbase jeni duke pritur që të bëjë një pushim por ajo thotë se “Mirë, çfarë tjetër?” Interesat, njohuritë, etja e saj për të mësuar gjëra të reja dhe për të kontrolluar atë që bën vetëm rritet dhe rritet.
Ajo po merr kohë për të realizuar plotësisht albumin nga ana konceptuale, por besimi në vetvete për të nxjerrë diçka krejt ndryshe është i madh.”, tha ai.
Kujtojmë që pak javë më parë, Dua arriti të rrëmbejë çmime të rëndësishme në “BRIT Music Awards”: “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë” për “Future Nostalgia”.
(Kosova Sot Online)