Besa ti je? Këngëtarja ndryshon totalisht look dhe nuk njihet më

  • E. /
  • 01 June 2021 - 08:28
Besa ti je? Këngëtarja ndryshon totalisht look dhe nuk njihet më

Besa Kokëdhima njihet si një nga gocat e showbiz-it shqiptar që i pëlqen të eksperimentojë me look-un e saj. Në imazhet e publikuara së fundmi, këngëtarja duket se nuk njihet fare me flokët e shkurtra ngjyrë rozë.

Artistja nuk ka dhënë ndonjë detaj nëse ky look është nga ndonjë projekt i ri apo thjesht një set i realizuar për fansat e saj.

Besa ka vite që jeton midis Shqipërisë dhe Francës, e duket se do vazhdojë ende të bëjë të njëjtën gjë. Këngëtarja ka qenë kohë më parë e ftuar për një intervistë përmes telefonit në emisionin radiofonik “Pardon my French” në “Top Albania Radio”.

Duke qenë se Besa është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private, nuk kanë munguar ngacmimet nga prezantuesja Jonida Aliçkolli në lidhje me këtë pjesë. E pyetur nëse është dashuria ajo që e kthen në Shqipëri, Besa është përgjigjur se sigurisht që kjo gjë e bën të vijë shpesh në vendlindje.

“Mua dashuria gjithmonë më kthen në Shqipëri. Se kam familjen. E kam të pamundur të rri larg Shqipërisë. Pavarësisht se kam një shtëpi me qira në Paris, po kaloj gjysmën e vitit në Shqipëri, duke bërë shpesh vajtje-ardhje. Realisht njerëzit e zemrës i kam në Shqipëri, më merr shumë malli për ata sepse i dua shumë. E dua shumë vendin tim me të gjitha problemet që ka”, është shprehur Besa.

Megjithatë ajo ka shtuar se mërzitet shumë shpejt në Shqipëri me gjithçka që ndodh dhe prandaj detyrohet që të largohet shpejt.

“Sa herë që vi në Shqipëri jam shumë e lumtur ditët e para, deri në momentin që disa gjëra që ndodhin aty më irritojnë, kështu që nuk e duroj dot presionin dhe largohem”, ka thënë Kokëdhima.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BΞSΛ (@besaofficial)

(Kosova Sot Online)