Noizy dhe Elgit Doda sapo na treguan detaje të projektit të tyre të ri!
Para 6 vitesh, Noizy dhe Elgit Doda sollën për publikun bashkëpunimin e tyre të parë nën titullin “Vetëm ti je”, pjesëmarrëse në Top Fest. Pas këtij dueti, dyshja bashkun përsëri forcat për një tjetër këngë të suksesshme me titullin “Pa mu”.
Mesa duket artistët janë bërë sërish bashkë për të sjellë një tjetër hit. Këtë lajm e ka konfirmuar Elgiti ditë më parë përmes një postimi në rrjete sociale, ku shihej Noizy nga studioja muzikore.
“Another one ft Noizy”, ka shkruar Doda krahas fotos.
Së fundmi, dyshja ka finalizuar këngën e re, bëhet fjalë për “Ti Ti”, që është pjesë e albumit të ri të Noizyt
“Noizy nis albumin dhe kushedi kur mbarojnë kongët. Ti Ti të premten”,shkruajnë artistët në postimet e fundit.
Kujtojmë që projekti më i fundit i Elgitit mban titullin “Tharë” publikuar para pak muajsh më parë.
Nga ana tjetër, Noizy solli së fundmi një “Freestyle”, diss i hapur ndaj gjithë kundërshtarëve të tij. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.
“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.
Ai nuk e ka konsideruar këtë këngë si diss, ndonëse fjalët për reperët e tjerë janë shumë goditëse.
“Nuk ishte diss… ishte straight rap me mësu nipat e mbesat. Shijojeni ju dua… ju nuk jeni thjesht fansa, por kam lidhje me krejt ju”, ka shkruar Noizy në një postim në Instagram.
https://www.youtube.com/watch?v=yNmsW10p-Ms&feature=emb_title
(Kosova Sot Online)