Afërdita Dreshaj shfaq fizikun e përsosur në bikini pas lindjes së djalit

  • G.g /
  • 05 June 2021 - 10:45
Afërdita Dreshaj shfaq fizikun e përsosur në bikini pas lindjes së djalit

Afërdita duket për mrekulli pak kohë pas lindjes.

Afërdita Dreshaj ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi Sky.

Modelja ka arritur që menjëherë pas lindjes, t’i rikthejë format e mëparshme trupore dhe duket mahnitëse.

Këtë e tregoi edhe në imazhin e fundit të realizuar në plazhet e Miamit, ku u shfaq e veshur me një palë bikini.

Afërdita dukej në formë të mirë teksa po merrte rreze dielli në plazh dhe po e shijonte një gotë verë.

“Më mungon Sky im”, ishte mbishkrimi që ajo ia la fotos, duke treguar se djalin e kishte lënë bashkë me partnerin.

Për të pasur këto linja, Afërdita po kujdeset vazhdimisht në palestër, madje kishte qenë aktive me ushtrime deri pak ditë para lindjes së djalit. 

(Kosova Sot Online)