Këngëtari i njohur shqiptar paska kohë që po kërkon nuse!
Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka kohë që po kërkon një partnere jete dhe s’po e gjen dot! Në fakt, ai ka pesë vite që përpiqet të gjejë shpirtin binjak por duket se deri tani asnjëra s’i ka përmbushur pritshmëritë e tij.
Gjatë intervistës së tij të fundit, Bujupi tregoi se po kërkon një partnere e cila ta mbështesë në biznes dhe ta ndihmojë në projektet e tij. Pra, ai nuk kërkon një vajzë që bën vetëm punët e shtëpisë.
Për momentin, Ardiani nuk ka asgjë serioze me asnjë vajzë, por s’do ta kishte problem ta bënte lidhjen publike nise do të lidhej seriozisht.
Si është zemra jote, është i dashuruar Ardian Bujupi apo jo? I ke kënduar dikujt një këngë?
“Është një temë e ndërlikuar, nëse këndoj një këngë apo shkruaj një tekst normalisht që kam punë me personalitetin. Për shembull nëse flas për Zhuljetën, nuk flas për Zhuljetën, por për një tjetër emër.
Lidhjet e mia, ose dashuria, nuk ka akoma diçka konkrete për t’ua treguar mediave, prandaj unë nuk i shpall. Nuk jam tip që jap emra, që të them kam qenë me këtë influencuesen ose me modelen. Nuk e shoh të arsyeshme të shpall një herë njërën, një herë tjetrën, nëse e kam një seriozisht, mund ta kap përdore dhe të dal në media e të vij këtu”.
Fakti që ke filluar të bësh llogaritë e moshës, ke filluar të kuptosh që pak nga pak do fillosh të mendosh këtë pjesë.
Këtë pjesë kam filluar ta mendoj që 5 vjet, por nuk ka dalë akoma personi i duhur.
Po si është vajza ideale për ty?
“Duhet të jetë e respektuar dhe e aftë. Unë kam qejf që me femrën time të arrij dhe më shumë, që ajo të më këshillojë, të më kryejë disa punë. Nëse kam një biznes, ajo e merr një pjesë të biznesit, unë një tjetër. Unë besoj që njerëzit kanë arritur shumë lart, e kanë gjetur një grua që i suporton, nuk dua një grua që të rrijë te shtëpia dhe t’i kryejë vetëm punët e shtëpisë”, tha Bujupi.
I pyetur nëse ka presion prej familjes për t’u martuar me një shqiptare ai u shpreh: “Shumë! Babi s’e ka problem thotë bëj çka të dush! Nëna e do shqiptare, i bën disa hajgare”, u shpreh ai.
(Kosova Sot Online)