Keith feston ditëlindjen e 22-të, Adriana me urim të veçantë
Aktorja, Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld janë ndër çiftet më të përfolur të shoubizit shqiptar.
Çifti janë mjaftë aktiv në rrjete sociale, ku vazhdimisht ndajnë momentet më të lumtura që ata kalojnë gjatë ditës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Adriana i ka uruar ditëlindjen partnerit të saj duke publikuar një imazh bashkë me të edhe një dedikim.
“Të uroj të gjitha të mirat e kësaj bote për ditëlindjen tuaj. Ju jeni një mrekulli dhe një qenie njerëzore shumë e veçantë. Familja juaj është me fat që ju ka, miqtë e juaj po ashtu dhe të gjithë përreth jush dhe ju falënderoj shumë për një vit plot lumturi që keni sjellë në jetën time.“Faleminderit Zotit që solli një qenie njerëzore si ju në këtë botë!. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”,shkroi Adriana krahas imazhit me Keith në krahë.
Adriana Matoshi ka pozuar pranë Keith teksa i ka uruar ditëlindjen duke e çmuar dhe është tejet e lumtur pranë tij.
Ndryshe, ditën e djeshme çifti kanë festuar një vjetorin e lidhjes së tyre.
(Kosova Sot Online)