![Rita Ora: 'Urime Ditën e Pavarësisë Kosova ime'](/uploads/kosova-sot/images/2024/December/03/200x200_Rita_Ora1733236613.jpg)
Rita Ora nuk i ndahet palestrës, vazhdon të marrë vëmendjen me linjat atraktive rrugëve të Hollywoodit
![Rita Ora nuk i ndahet palestrës, vazhdon të marrë vëmendjen me linjat atraktive rrugëve të Hollywoodit](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/01/auto_rita4-780x439-1-600x3601625130769.jpg)
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po përgatitet për publikimin e këngës së saj më të re “You For Me”, që do ta sjellë nesër më 2 korrik.
Rita u pa duke lënë palestrën e saj në perëndim të Hollywoodit të mërkurën, teksa po vazhdon të shijojë qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja 30-vjeçare, shfaqi muskujt e saj të formësuar të barkut në një veshje sportive ngjyrë vjollce, e cila nxirrte në pah format e saj të bujshme të trupit, shkruan DailyMail.
Rita veshi një palë geta dhe bluzë të së njëjtës ngjyrë që kombinoheshin mjaft bukur me njëra-tjetrën.
Ajo e kombinoi pamjen e saj elegante sportive me një palë çorape të bardha dhe atlete.
Rita nuk kishte fare makijazh në fytyrë, gjersa flokët e saj bionde ishin të lidhura.
Interpretuesja e hitti u kujdes që të qëndronte e hidratuar gjatë seancës rraskapitëse duke marrë me vete një shishe me ujë.
Kjo paraqitje e Ritës vjen vetëm pak ditë pasi ajo ka paralajmëruar se do të publikojë këtë të premte këngën e saj verore me titull “You For Me” në bashkëpunim me DJ Sigala.
Ajo ka bashkëpunuar edhe më parë me Sigalën, në këngën “Coming Home” në vitin 2015, e cila ishte shumë e suksesshme.
(Kosova Sot Online)