Lexoni edhe:
'Shpërthen' Ronela Hajati: Disa nuk e meritojnë t’i ndizet kamera para tyre
Reperi Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy” në botën e shoubizit, së fundmi është pjesë e albumit të këngëtares Arilena Ara dhe të premten pritet te publikohet bashkëpunimi i parë i këtij albumi e që është pikërishtë kënga e dyshes.
Po ashtu, pjesë e këtij albumi janë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, reperi 2po2 e artisti Gjon’s Tears.
'Shpërthen' Ronela Hajati: Disa nuk e meritojnë t’i ndizet kamera para tyreLexoni edhe:
Bashkëpunimi me Dafina Zeqirin do të titullohet “Thirre policinë” e që është kjo hera parë që këto dy artiste bëhën bashkë, ndërsa pas shumë kohësh reperi 2po2 do t’i rikthehet muzikës si i ftuar në albumin e Arilëns, album ky që është titulluar “Pop Art”.
Gjon Muharremaj ose i njohur si “Gjon’s Tears” këtë vit përfaqësoi shtetin e Zvicrës në “Eurovision”, dhe arriti të zë vendin e tretë në këtë festival evropian të këngës, e që në këtë album do të jetë në bashkëpunim në këngën “Dance Me”.
Kujtojmë që bashkëpunimi i fundit i Noizyt me një këngëtare femër ishte ai me Dafina Zeqirin në tetor të 2018-tës, e që nga ajo kohë dyshja ka ftohur raportet, duke mos e ndjekur njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Albumi “Pop Art” do t’i ketë gjithsej 13-të këngë e që 5 janë bashkëpunime. Po ashtu në këtë album kanë punuar edhe emra tjerë të njohur të shoubizit.
(Kosova Sot Online)