Kjo është historia, si ndodhi që Rita Ora rrezikoi t'i humbasë 6.5 milionë funte
Rita Ora ka dy kompani që qarkullojnë paratë e saj me vlerë 6.5 milionë paund. Sipas ‘Daily Mail’, ajo ka pasur probleme të mëdha me ligjin së fundmi, pasi nuk u tregua korrekte, dhe nuk iu përgjigj letrave të njëpasnjëshme të ‘Companies House’ që kontrollon nga ana ligjore çdo kompani në Mbretërinë e Bashkuar.
Që prej prillit, Ritës i është kërkuar të rinovoj dokumentat e ‘Ora Multi Services Limited’ dhe ‘Ora Live’, por nuk e ka bërë, derisa me rregullat e shtetit, do i merrej gjithë vlera e kompanive për t’u vendosur në emër të mbretërisë. Rita i firmosi dhe mbylli çdo dokument me një ndërhyrje në momentin e fundit, duke i hedhur poshtë problematikat që u hapën prej muajsh.
(Kosova Sot Online)