Mc Kresha dhe Lyrical Son rikthehen me një projekt më shpejt nga ç’e mendonim
Me siguri të gjithë e keni ndjerë këto kohë mungesën e dyshes së famshme të repit shqiptar, Mc Kresha dhe Lyrical Son. Prej 1 viti tashmë ata nuk kanë publikuar asnjë projekt dhe publiku është më shumë se i etur për një projekt të përbashkët të tyre.
Për këtë arsye, Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë vendosur të rikthehen në muzikë me një projekt ët ri. Ditën e sotme ata kanë zbuluar se kanë gati një këngë të re që do të publikohet nesër gjatë orëve të pasdites. Reperët kanë zbuluar se kënga mban titullin “Dilem Jashtë” dhe nga sekuenca që kanë zbuluar duket se do të jetë një hit veror.
“A ju ka marrë malli? Nesër, Mc Kresha dhe Lyrical Son – Dilem Jashtë”, shkruan Lyrical Son përkrah një postimi në Instagram.
Kujtojmë se kënga e fundit e tyre ka qenë “Ajo po don”, që u publikua në korrik të vitit të shkuar.
Mc Kresha ka qenë akoma më pak aktiv në muzikë dhe për një kohë u dyshua se ai ishte shkëputur përfundimisht. Shkak u bë një fotografi që hoxha Fatmir Latifaj publikoi në rrjete sociale me reperin dhe të gjithë menduan se Mc Kresha kishte lënë muzikën për t’ju përkushtuar fesë. Mirëpo më vonë media mësoi se ky lajm nuk është aspak i vërtetë, sepse Kresha po vazhdon të punojë për projektet e reja muzikore.
https://www.youtube.com/watch?v=Zk8YaCu5Isk&feature=emb_title
(Kosova Sot Online)