Tuna feston ditëlindjen dhe urimin e parë publik e mori nga Dafina

  • G.g /
  • 15 July 2021 - 11:10
Tuna feston ditëlindjen dhe urimin e parë publik e mori nga Dafina

Tuna feston sot ditëlindjen dhe ndryshe nga çdo herë tjetër kjo ditë ka kaluar në heshtje për të.

Para disa orësh ajo ndau në rrjete sociale foton e  një pjate me tortë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen”, por shumë pak e kuptuan se bëhej fjalë për ditëlindjen e saj.

Ndërkohë, urimin e parë publik për ditëlindjen e saj, Tuna e ka marrë nga Dafina Zeqiri.

Kjo e fundit ka publikuar foton e Tunës me djemtë dhe në kokë i ka vendosur një kurorë ku shkruhet:

“Gëzuar ditëlindjen zemër”.

Kujtojmë se për shumë vite më radhë Tuna dhe Dafina janë cilësuar si armike të njëra-tjetrës.

Dy artistet bënë namin në 2010 me super bashkëpunimin e famshëm me 2PO2, “Vibe” që pati mjaft sukses.

Mirëpo, diçka ndodhi mes tyre dhe më pas dy këngëtaret u tha se nuk flisnin me njëra-tjetrën dhe kjo për shkak të disa deklaratave të Dafinës, ose përgjimeve në telefon të një bisede ku ajo vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra.

Gjërat mes tyre u dukën që nuk ishin në rregull, kur Tuna zhduku pjesën e refrenit të Dafinës në këngën “Vibe”, duke e modifikuar nëpër koncerte.

Megjithatë, zjarri mes tyre u shua në 2018, kur bënë paqe dhe postuan një foto me njëra-tjetrën në SHBA.

Më pas në emisionin “NIN”, Dafina sqaroi se raportet mes tyre janë të mira, duke nënkuptuar se i kanë kërkuar ndjesë njëra-tjetrës.

Ndërkaq, para disa muajsh u raportua se vajzat do të sillnin një duet së bashku, por deri më tani nuk kemi asnjë informacion mbi këtë projekt të këngëtareve.

(Kosova Sot Online)