“Dashurisë së tyre iu dha një mundësi e dytë”- U ribashkuan pas 17 vitesh ndarje, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck marrëzisht të dashuruar
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck rindezën romancën pas gati 17 vitesh ndarje dhe tani e kanë marrë shumë seriozisht lidhjen e tyre.
Një burim tha për People, se dyshja janë marrëzisht të dashuruar me njëri-tjetrin. Çifti u lidhën në korrik të vitit 2002 dhe e fejuan në nëntor të atij viti. Ata planifikuan të martoheshin në shtator 2003, por e shtynë disa ditë para ceremonisë, për tu ndarë në janar 2004.
Dhe çifit u ribashkuan sërish pas 17 vitesh. Ata u fotografuan për herë të parë së bashku në muajin prill të këtij viti, pasi u ndanë nga partnerët përkatës.
Burimi pranë çiftit tha se Affleck është “shumë i lumtur” me Lopez, dhe se “ajo është e mrekullueshme për të”.
Gjithashtu tregoi se binjakët e Lopez, Emme dhe Max “po njihen ngadalë me aktorin” dhe gjithçka duket se po ecën normalisht.
“Edhe pse ndarja e tyre shumë vite më parë ishte shkatërruese për Jennifer, ajo kurrë nuk ka thënë një fjalë të keqe për Ben”, – tha burimi informacionit për People. “Ajo mendon se thjesht nuk ishte e thënë që lidhja e tyre të ecte në atë kohë dhe ndihet sikur marrëdhënies së tyre iu është dhënë një shans i dytë.”
Pasi Jennifer u nda nga Alex Rodriguez dhe Ben i dha fund lidhjes Ana de Armas, çifti famshëm u ribashkuan dhe marrëdhënia e tyre është shumë e fortë.
(Kosova Sot Online)