![](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/25/200x200_Untitled-design-14-5-696x392-1-600x3601627226239.jpg)
Lexoni edhe:
Dafina Zeqiri: Lutem kjo tragjedi të përfundojë me kaq
Tashmë është e sigurt, Stresi dhe Kejsi janë ndarë përfundimisht dhe ajo po kalon kohën me familjen dhe shoqërinë.
Ndërkohë, ajo ka nisur pushimet dhe nuk po i mungojnë imazhet e shumta provokuese.
Dafina Zeqiri: Lutem kjo tragjedi të përfundojë me kaqLexoni edhe:
Kejsi sapo ka publikuar fotografi të reja e veshur në bikini me ngjyrë të zezë, duke u dhënë vëmendje tipareve të saj të formësuara.
Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, Stresi, ka njoftuar ndjekësit për ndarjen përfundimtare nga Kejsi pak ditë më parë, duke prishur kështu planin e ceremonisë së dasmës private në ishullin grek Santorini.
Marrëdhënia e tyre është shoqëruar me ulje e ngritje përgjatë viteve, por duket se gjithçka ka marrë fund me çiftit të njohur, Stresit dhe Kejsit.
Lajmin e konfirmoi vetë reperi, i cili gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, tregoi se është ndarë nga ish-bashkëshortja e tij, me të cilën ishte celebruar në bashki dhe kishin në plan ceremoninë e dasmës.
Ai u shpreh se “vajzë më të mirë se ish-partnerja e tij s’do gjejë më”, por për të jeta vazhdon.
(Kosova Sot Online)