Lexoni edhe:
Prezantuesja e njohur: Më rritën çmimin për 200 euro në bregdetin e Shqipërisë vetëm pse jam nga Kosova
Disa ditë pasi Arilena Ara festoi 23-vjetorin me një festë të çmendur, ajo bën publik duetin e saj të përfolur me Dafina Zeqirin.
E konsideruar si një femër Alfa, ajo po bashkohet me një Alfa tjetër si Dafina për të sjellë projektin bombë të verës, pas projektit me Noizyn.
Ajo mblodhi miqtë e personat më të dashur buzë detit, për një super festë verore, ku pjesë e festës ishin edhe bashkëpunëtorët e këtij projekti.
Ndërkohë, artistet kanë realizuar foto pranë njëra-tjetrës ku duken vërtet shumë bukur. Javë më parë, u njoftua përmes rubrikës javore “E vërtetë, e pavërtetë”, për një super bashkëpunim vajzash Arilena Ara dhe Dafina do të bashkojnë forcat. Kjo më në fund është konfirmuar edhe nga Arilena dhe Dafina, përmes postimeve në “Instagram”.
“Më shpejt nga ç’mendoni”, ka deklaruar Arilena. Ara ndërkohë ka gati publikimin e albumit e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj.
Ai do të vijë nën titullin “POP ART” dhe të gjithë fansat e artistes të bëhen gati pasi albumi do të publikohet së shpejti!
“Sado që mundohem, nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në ‘POP ART’ kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, ka shkruar ajo.
Qetësia dhe distancimi në rrjetet sociale e paska pasur një arsye mjaft të fortë sepse ajo e ka shfrytëzuar për të punuar dhe për t’u rikthyer këtë vit fuqishëm në muzikë.
Këngëtarja e njohur Arilena Ara ishte këtë sezon pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek e “Diela Shqiptare”, ku në një intervistë me Ardit Gjebrenë, rrëfeu shumë detaje nga karriera dhe jeta e saj private.
Ndërkohë, më vonë doli lajmi se Arilena Ara ishte shfaqur në “Vogue Italia”, e zgjedhur mes tetë vajzave të fuqishme nga e gjithë bota.
“MAXRIENY” nga stilistja Sara Wong debuton në Javën e Modës në Milano, ku do të prezantohet koleksioni i ri SS 2021. Për këtë rast, marka kineze e veshjeve në bashkëpunim me “Vogue Italia”, organizuan eventin dixhital special të titulluar “Për gratë e fuqishme”.
Sara Wong, drejtuesja kreative e shtëpisë së modës, ka ftuar 8 talente ndërkombëtare që të interpretojnë dhe të flasin, teksa mbajnë veshur krijimet e saj. 8 gratë janë zgjedhur nga e gjithë bota, përfshirë SHBAnë, Italinë e vende të tjera, dhe secila prej tyre ka atë që përfaqëson koleksioni SS 2021: balancën, elegancën, vendosmërinë dhe janë unike.
Në videon prezantuese të eventit, për disa sekonda shfaqej dhe artistja shqiptare Arilena Ara. Fituesja e Festivalit të Këngës 2019- është zgjedhur nga Wong dhe “Vogue Italia” për të qenë pjesë e kastit të femrave të fuqishme, që influencojnë vajzat në të gjithë botën.
Në klipin e shkurtër, Arilena përshkruante ndjesinë e veshjes që mban, si e bën të duket. Si të gjithë vajzat e tjera pjesëmarrëse, Arilena rrëfente filozofinë e “MAXRIENY”, dhe së bashku ishin pjesë e shfaqjes së modës.
Por le të kthehemi tek Arilena Ara, talenti shqiptar që u zgjodh mes tetë vajzave nga e gjithë bota që kanë influencë tek vajzat në gjithë botën. Si arriti të ketë trupin e sportistes, dhe të gjitha sakrificat që ajo bën duke mos e shijuar rininë ashtu si moshatarët e saj bëjnë?
Në këtë ditëlindje të 23- të, këngëtarja rrëfeu për një revistë gjithçka nga stili i saj i jetës, për të arritur këtu ku është në karrierë. Sa për sekretet e e femrës së fuqishme alfa në muzikë apo shoe business, ajo thotë: “Është disiplina, vullneti, puna ‘hard working’, besimi dhe ambicia”.
Nuk janë sekrete, por janë thjesht cilësi që ajo fatmirësisht është stërvitur që t’i ketë. Nuk është e thjeshtë, por asgjë e pamundur!
“Unë kam vlerësuar gjithmonë faktin që Zoti më ka dhënë një dhunti për të kënduar, ndoshta për të influencuar te njerëzit, përmes muzikës. Prandaj i kam dhënë karrierës sime gjithmonë prioritetin e duhur. Por nuk jam dorëzuar, apo fshehur pas faktit që kam talent dhe gjithçka do funksionojë vetë, sepse talenti nuk është mjaftueshëm nëse nuk investon kohë, punë dhe mund ‘to make it work’”, tregon Arilena Ara.
E në fakt i është dashur të sakrifikojë shumë gjatë fëmijërisë së saj, që të jetë pikërisht këtu ku është sot, dhe aty ku do të mbërrijë nesër. Nuk ka bërë një jetë si çdo bashkëmoshatar i saj, përkundrazi nuk ka dalë asnjëherë përveçse në studio, kam qëndruar në shtëpi duke i privuar vetes çdo lloj daljeje publike; në kafe, restorante apo clube.
“Nuk mbaj mend të kem bërë pushime gjatë gjithë adoleshencës sime, dhe ende sot nuk e perceptoj si një gjë që duhet ta bëj domosdoshmërisht. Ndërkohë që për mua më mirë është ta zëvendësoj atë kohë në studio duke krijuar muzikë, apo duke u përgatitur për diçka tjetër më të madhe. Sepse në fund të ditës puna që bëj është ajo që më jep shlodhjen më të madhe dhe sadisfaksionin më të madh. Momenti kur finalizojmë një projekt, më bën të ndjej një lumturi dhe krenari të paimagjinueshme”, shprehet Arilena.
Lind pyetja a është Arilena Ara artistja që bën gjithçka sipas mendjes së saj apo konsultohet për të marrë vendimet e duhura në profesion.
“Nuk jam një njeri që nuk dëgjoj askënd dhe bëj gjithçka që më pëlqen si dua vetë. Përkundrazi, unë dëgjoj gjithmonë ekipin tim, bashkëpunëtorët e mi, duke i besuar në çdo hap që hedh!”, përfundon këngëtarja.
(Kosova Sot Online)