Urimi më i bukur për nënën, Yll Limani emocionon me fjalë ...

  • G.g /
  • 02 August 2021 - 17:03
Urimi më i bukur për nënën, Yll Limani emocionon me fjalë ...

Yll Limani është një nga emrat më në zë të muzikës shqiptare, që gjithmonë surprizon me projektet e tij që bëjnë diferencën. Për shkak të zhanrit që lëvron, Ylli është profilizuar si një artist romantik, melankolik që sjell këngë të cilat ia dalin të kthehen në hite edhe pa pasur një videoklip.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here detaje nga jeta e tij. Ditën e sotme, nëna e këngëtarit të mirënjohur feston ditëlindjen dhe artisti nuk mund të rrinte pa i bërë një dedikim mjaft special.

“Pika ime e dobët. Mam! Urime ditëlindja, jetofsh sa ma gjatë! Të dua!’, ka shkuar Ylli krahas një foto të së ëmës duke qeshur.

Përsa i përket jetës së tij profesionale, disa ditë më parë Yll Limani bashkoi forcat me Elvana Gjatën dhe publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre, ashtu siç ishte paralajmëruar prej kohësh. Në fakt ata i surprizuan të gjithë pasi publikuan jo një, por dy projekte muzikore, që menjëherë janë kthyer në këngët e preferuara për publikun.

“E di” dhe “Marre” titullohen këngët e reja të artistëve, që u vlerësuan jo vetëm për ritmin e bukur, por dhe videoklipet shoqëruese. Elvana dhe Ylli shfaqen të kuruar në detaje në videoklip.

https://www.youtube.com/watch?v=dKeXj5Djpfg&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)