Dikur kunata por si është sot marrëdhënia e Jonida Maliqit dhe Bora Zemanit?

  • G.g /
  • 06 August 2021 - 11:41
Dikur kunata por si është sot marrëdhënia e Jonida Maliqit dhe Bora Zemanit?

Jonida Maliqi dhe Bora Zemani u ndanë pak kohë më parë nga dy vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donaldi.

Dikur ato ishin kunata me një marrëdhënie të shkëlqyer, por si janë sot pas ndarjes?

Ndonëse moderatorja dhe këngëtarja i kanë ndarë rrugët me vëllezërit Veshaj, kjo nuk ka ndikuar në raportin e tyre.

Vetëm së fundmi, Jonida e ka përgëzuar Borën për markën e saj të veshjeve, duke i uruar suksese.

Bora ia ka kthyer me zemra dhe puthje, duke lënë të kuptohet se gjërat mes tyre shkojnë për bukuri.

(Kosova Sot Online)